Shtëpia / Aktualitet / Orë tmerri për 280 pasagjerë, trageti i linjës Bari-Durrës pëson defekt në det

Orë tmerri për 280 pasagjerë, trageti i linjës Bari-Durrës pëson defekt në det

Mesnata e kësaj të shtune, duket se ka qenë e destinuar për të tmerruar shqiptarët, të paktën ata që kishin zgjedhur të vinin në vendlindje prej Italisë dhe të tjerë që do të fluturonin drejt fqinjit përtej Adriatikut.

Pas problemit në avionin Tiranë-Ancona që shkaktoi panik në ajër, një tjetër incident është shënuar për pasagjerët shqiptarë. Kështu, një nga tragetet e linjës Bari-Durrës ka pësuar defekt në det të hapur.

280 pasagjerë të tragetit “Rigel 1” që udhëton drejt Durrësit, kanë kaluar orë ankthi në det të hapur gjatë mbrëmjes.

Kapiteni i portit të Durrësit, Taulant Allka tha për mediat se një problem me paketën e Kontrollit në traget, ka bërë që mjeti lundrues të pësojë black-out në orën 03:00 të mëngjesit.

“Kapiteni ka ndezur manualisht një prej motorëve duke sjellë energjinë elektrike për pasagjerët e traumatizuar e në panik. Kapiteni i tragetit ka qëndruar për rreth 3 orë në det te hapur deri sa te bëhej e mundur ftohja e motorëve për të ndërhyrë në riparimin e defektit në sistemin e kontrollit.   Por aspak favorizues nuk ka qenë as moti. Si rezultat i erës se fortë trageti është zhvendosur drejt Barit ndërsa ishte nisur mbrëmë nga Bari në drejtim të Durrësit”, sqaron kapiteneria.

Avaria e pësuar ka bërë që pasagjerët të qëndrojnë në det të hapur deri në riparimin e defektit, një pjesë e të cilëve e kanë denoncuar komapninë që ka në zotërim tragetin “Rigel1” tek autoritetet italiane.

Guardia di Finanza dhe roja bregdetare italiane kanë qenë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast rrezik mbytjeje.

Defekti është riparuar rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe trageti është nisur drejt Durrësit, ku pritet të ankorohet në orën 16:00 me 280 pasagjerët dhe 40 automjetet qe gjenden në të.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …