Shtëpia / Politika / “Pasaportat shqiptare të ‘vjedhura’ në Greqi, në duart e ISIS dhe mafies”

“Pasaportat shqiptare të ‘vjedhura’ në Greqi, në duart e ISIS dhe mafies”

Një skandal i vërtetë ka prekur Ministrinë e Jashtme shqiptare pas publikimit të lajmit se 100 pasaporta të shtetit tonë janë transportuar me autobus drejt Greqisë.

Pasaportat e reja të përgatitura nga kompania koncesionare Aleat, ishin futur në çanta, me të cilat zakonisht transportojmë rroba dhe pa asnjë shoqërues të ministrisë, ishin dërguar me linjën e autobusëve Tiranë-Athinë.

Sipas Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, 100 pasaportat shqiptare u grabitën në Greqi në makinën e Konsullit shqiptar në Janinë, Pervin Gjikuria, më 13 shkurt të këtij viti, pasi më parë ishin bllokuar nga autoritetet greke në Kakavijë.

Lidhur me këtë incident të rëndë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili thotë se qindra pasaportat shqiptare të vjedhura në Greqi, mund të shkojnë për grupet terroriste dhe mafien.

Madje, Berisha kërkon angazhimin e “Interpol” për të zbuluar siç thotë ai grupin kriminal që i vodhi mjetet e identifikimit të emigrantëve tanë në Greqi.

REAGIMI I BERISHËS:

Ky eshte nje megaskandal tjeter i narkoshtetit te Kakistokracise te Tiranes. Ato mund te perdoren nga grupe terroriste te ISIS dhe mafia shqiptare dhe rajonale e me gjere dhe kercenojne keshtu sigurine kombetare dhe nderkombetare.

Miq, vjedhja e qindra pasaportave shqiptare ne Athine perben nje superskandal, rrezik serioz per sigurine kombetare jo vetem te Shqiperise por dhe me gjere. Burime serioze njoftojne se ” vjedhja “ e tyre duket se eshte realizuar kundrejt shumes se paku 2 milione euro. Ato mund te perdoren nga grupet me te rrezikshme terroriste te ISIS qe po largohen nga Siria por edhe nga baronet e droges te Shqiperise, Ballkanit dhe Amerikes Latine etj etj.

Per kete superskandal me rrezikshmeri te larte ne radhe te pare per sigurine e vendit dhe qytetareve shqiptare, Çiraku i Baton Stanishiqit vazhdon te heshte dhe nuk ka nxjerre asnje pergjegjesi sikur te kishte ndodhur ne nje vend tjeter.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete superskandal te regjimit kakistokratik te Tiranes, i bej thirrje Interpolit te beje çdo perpjekje per zbulimin e grupeve kriminale, terroriste qe “vodhen” kundrejt shumave marramendese qindra pasaporta te narkoshtetit shqiptar! sb

Shiko dhe këto

Ambasadorja e SHBA i kërkon Bashës që Berisha të mos jetë në parlament në shtator: PD nuk mund të hajë bar për hir të një deputeti

Ambasadorja amerikane në Tiranë ka folur për mediat pas takimit që zhvilloi me kreun e …