Shtëpia / Aktualitet / Pogradec, 64-vjeçari hidhet nga kati i tretë i pallatit

Pogradec, 64-vjeçari hidhet nga kati i tretë i pallatit

Një burrë, 64-vjeç, ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në Pogradec, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë gjendja depresive.

“Më datë 24.02.2019, jemi njoftuar se në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar i dëmtuar dhe më pas ka ndërruar jetë shtetasi J.J, 64 vjeç, banues në lagjen nr 2, i cili nga të dhënat e para dyshohet se si shkak i gjendjes depresive, të jetë hedhur nga kati i tretë i pallatit në të cilin banonte”, sqaron policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …