Shtëpia / Politika / Shuhen dyshimet, Fatmir Mediu djeg mandatin sapo kthehet nga Vjena

Shuhen dyshimet, Fatmir Mediu djeg mandatin sapo kthehet nga Vjena

Emri i tij çuditërisht ishte në listën me 4 deputetë nga Partia Demokratike, që nuk e dorëzuan mandatin e deputetit.

Në media u përfol shumë mungesa e kreut të republikanëve Fatmir Mediu në protestën e 21 shkurtit përballë Parlamentit, përkrah Lulzim Bashës të cilit i ka premtuar besnikëri në opozitë.

Por, Mediu “fiku” dyshimet që u ngjallën, duke sqaruar se ndodhej në Vjenë në një samit të OSBE së bashku me kreun e Demokristianëve, Nard Ndoka. Dhe ashtu sicc kishte premtuar sapo është kthyer nga kryeqyteti i Austrisë, Mediu ka firmosur sot djegien e mandatit të deputetit, duke iu bashkuar kështu opozitës së bashkuar.

Edhe Nard Ndoka pritet të djegë mandatin e tij menjëherë pas kthimit nga Brukseli. Ndërkohë, ende mbetet i paqartë pozicioni i deputetes Rudina Hajdari, e cila ka thënë për mediat se ndodhet jashtë shtetit dhe ende nuk ka firmosur djegien e mandatit.

I vetmi që doli kundër vendimit të demokratëve ishte deputeti i qarkut Fier, Myslim Murrizi, i cili u përjashtua nga PD, me një vendim të Kryesisë së partisë.

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …