Shtëpia / Sport / United ndal Liverpulin e Shaqirit, fiton Arsenali i Xhakës (Video)

United ndal Liverpulin e Shaqirit, fiton Arsenali i Xhakës (Video)

Manchester United i jep një “asist” rivalëve ndërqytetas të City-t në garën për titullin kampion, duke barazuar 0-0 me Liverpoolin në “Old Trafford”. “The Reds” pas këtij barazimi në në një fushë shumë të vështirë mbeten në krye të Premier League-s me 66 pikë, por tashmë diferenca me ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola është ngushtuar në vetëm një pikë.

Në “Pallatin e Ëndrrave” u zhvillua një duel shumë i luftuar, por rastet e pastra në portat respektive ishin me pikatore, pasi të dyja skuadrat ishin vendosur mirë në fushë për të mos pësuar gol.

Duhet theksuar se Solskjaer ka qenë  i detyruar të bëjë 3 ndërrime që në pjesën e parë, për shkak dëmtimesh, të cilat nuk e kanë lënë të shpalosë strategjinë e duhur.

“Djajtë e Kuq” më shkarkimin e Mourinhos dhe emërimin trajner të Ole Gunnar Solskjaer nuk dinë të humbin në Premier League. Barazimet e vetme janë ky i sotmi me Liverpoolin dhe ai me Burnley-n 2-0 po në “Old Trafford”.

Nga barazimi i United përfitoi Arsenali, që fitoi pastër (2-0) në “Emirates” ndaj Southampthonit me dy gola të shpejtë të Lacazette dhe Mkhitaryan. “Topçinjtë” u marrin vendin e katërt “Djajve të Kuq”, me një pikë më shumë (53/52).

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=mto’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …