Shtëpia / Aktualitet / Zbritet pas disa orësh nga shtylla, trupi i elektricistit në Fierzë

Zbritet pas disa orësh nga shtylla, trupi i elektricistit në Fierzë

Një elektriçist 34-vjeçar, ka humbur jetën në fshatin Fierzë të Fushë Arrëzit, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Viktima është identifikuar si shtetasi Prend Ceca, i cili kishte hipur në shtyllë për të riparuar një defekt, por kishte rënë në kontakt me rrymën, duke mbetur i vdekur.

Por si të mos mjaftonte ngjarja e rëndë, trupi i viktimës mbeti për disa orë mbi shtyllë, derisa mbërritën specialistët, që bënë të mundur zbritjen prej andej

Ndonëse ngjarja ka ndodhur rreth pasdites, trupi i elektricistit 34-vjeçar mbeti mbi shtyllën që i mori jetën deri në orët e mbrëmjes, ndërsa tani është dërguar në spitalin e Bajram Currit për ekspertizën mjekësore.

TCH

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …