Shtëpia / Aktualitet / A do arrestohet Dako? Reagon zyrtarisht Prokuroria

A do arrestohet Dako? Reagon zyrtarisht Prokuroria

Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur interesit të emisionit “Opinion” nëse ka një hetim të hapur për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako për trafikimin e votës.

Live në emisionin “Opinion”, zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme është shprehur se për çështjen e Dakos vazhdojnë hetimet me ritëm të përshpejtuar, në kuadër të dosjes 339.

“Për çështjen në fjalë vazhdojnë hetimet me ritëm të përshpejtuar. Fakti që Vangjush Dako nuk është person nën hetim nuk do të thotë që nuk po hetohet veprimtaria e tij.

Po hetohet veprimtaria e tij dhe shumë personave të tjerë dhe në fund do të konkludohet nëse ka ose jo elementë të veprës penale”, thuhet në reagimin e prokurorisë

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …