Shtëpia / Politika / Aleati i Bashës do zgjedhje të reja: Po qenë të zotë, të fitojnë prapë!

Aleati i Bashës do zgjedhje të reja: Po qenë të zotë, të fitojnë prapë!

Një orë pas përfundimit të mbledhjes së kreut të PD-së me aleatët, dy prej tyre, Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi kanë deklaruar se protestat do të vijojnë si rruga e vetme për të rrëzuar nga pushteti kryeministrin Rama.

“Duhet tëë kordinojmë lëvizjen me qytetarët për të  rifilluar protesta masive dhe për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e duhur. Parlamenti është ilegjitim, unë po ju them se çdo bëjë opozita, për të rrëzuar këtë klimë pushteti të korruptuar”, – u shpreh kryetari i Partisë Republikane.

Më pas kreu i LZHK-së,  Dashamir Shehu u shpreh: “Qëllimi ynë është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore që të marrë përsipër të bëjë dy tre punë të mira, të pastrojë ambientin politik nga krimi dhe të mundësojë zgjedhje të reja dhe të lira, pastaj po qenë të zotë le të fitojnë prapë, por kjo është radha e opozitës, pasi këta që janë sot janë diskredituar edhe në rrafshin ndërkombëtar”.

“Ndërkombëtarët po mbajnë rolin e tyre tradicional. Sulmi i opozitës do jetë 360 gradë dhe gjithçka do përcaktohet pas demonstratës së madhe të 16 marsit. Me Ramën ka vetëm destabilitet, krim e droge”, – u shpreh Shehi.

Gazeta Shqip

 

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …