Shtëpia / Politika / Arrestimi i Dakos? Zbulohet mesazhi i Ramës me deputetët

Arrestimi i Dakos? Zbulohet mesazhi i Ramës me deputetët

Pas deklaratës së kryetarit demokrat Lulzim Basha se po përgatitet arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, kryeministri Edi Rama ka porositur deputetët socialistë të mos reagojnë ndaj deklaratave të opozitarëve.

Burime nga deputetët që kanë marrë mesazhin thanë për “Balkanweb” se lideri i maxhorancës iu ka kërkuar të mos replikojnë me deklarata e përgënjeshtrime ndaj akuzave e shpifjeve siç i quan ai, ‘kolegët tanë të arratisur’.

“Në vijim të komunikimit për refuzimin e daljeve me kolegët tanë të arratisur, në debate shterpë të cilat përveçse harxhojnë kot kohën e publikut, derdhin baltë e helm në tryezat e shqiptarëve, më duhet të shtoj se nuk do të replikojmë më në distancë me deklarata e përgënjeshtrime ndaj akuzave e shpifjeve të tyre të pafundme.

E gjithë vëmendja jonë do të jetë tek njerëzit e zakonshëm pa dallim dhe komunikimi ynë do të jetë për ta e me ta. Natyrisht nuk do t’i kursejmë as arratiakët në komunikimet tona, por vetëm kur kjo i duhet komunikimit me qytetarët.

Le të merren kadrinjtë e kazanët me dokrrat e dëshpërimit të tyre dhe le të vlojnë së bashku në zjarrin e mandateve të tradhtuara! Koka bën koka pëson, megjithëse në rastin e tyre koka e bën dhe trupi si gjithnjë e pëson”, thuhet në SMS e dërguar nga Rama për deputetët e maxhorancës.

Më herët Basha tha se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos. Ai shtoi se kjo gjë nuk e shpëton dot kryeministrin Edi Rama nga përgjegjësia ligjore për vjedhjen e votave.

“Ajo që dua të ndaj me ju një paralajmërim i qartë dhe i prerë për Edi Ramën. Asnjë përpjekje fasadë nuk e shpëton nga përgjegjësia ligjore që ka. Është kapur duke vjedhur zgjedhje me bandat. Orët e fundit janë intensifikuar me lajme se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos.

Dosja 339 faktoi se ai dhe zyrtarë të tjerë janë kapur duke vjedhur vota. Mos arrestimi me urdhër të Edi Ramës. Për të mos e arrestuar Rama flijoi Fatmir Xhafën. Arrestimi i Dakos duhet të ndodhë një orë e më parë por nuk e shpëton dot”, tha Basha.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …