Shtëpia / Aktualitet / Atentati në Korçë, “Touareg-u” u qëllua 14 herë, shënjestra u përgjigj me zjarr: I pashë autorët

Atentati në Korçë, “Touareg-u” u qëllua 14 herë, shënjestra u përgjigj me zjarr: I pashë autorët

Të shtëna me armë zjarri tronditën mbrëmë qytetin e Korçës, ku shënjestra ishte Mateos Aliko.

Autorët hapën zjarr duke qëlluar me breshëri në drejtim të automjetit të tij tip ‘Touareg’ me targa AA915KP, që ishte e parkuar. Aliko fatmirësisht nuk ishte në makinë, por duke shkuar për te automjeti së bashku me një tjetër person.

Mësohet se policia ka shoqëruar shtatë persona për atentatin e mbrëmshëm në lagjen nr. 4, ku shënjestra ishte Mateo Aliko.

Ne vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 20 gëzhoja. Sipas informacioneve nga grupi hetimor janë përdorur dy armë, pasi në drejtim të makinës është qëlluar 14 herë nga autorët, ndërsa disa metra më tej në pjesën e trotuarit janë gjetur 6 gëzhoja të tjera, të qitura nga arma e Alikos që është kundërpërgjigjur me zjarr, raporton “shqiptarja.com”.

Para grupit hetimor, Aliko së bashku me shokun e tij kanë dëshmuar se autorët kanë qenë dy, por nuk i kanë njohur.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …