Shtëpia / Politika / Basha: Rama në panik, po dorëzon bashkëpunëtorët në krim

Basha: Rama në panik, po dorëzon bashkëpunëtorët në krim

Pas mbledhjes së zhvilluar me kryetarët e degëve, kryedemokrati Lulzim Basha hodhi një sërë akuzash në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Sipas Bashës, beteja po avancon dhe Rama duhet dhe do të largohet.

“Edi Rama duhet të largohet. Mjaft është mjaft! Tani që jemi krah shqiptarëve pa imunitet, përkrahja do vazhdojë. Kërkojnë një parlament që del nga vota e njerëzve. Prandaj është e rëndësishme që Dako të arrestohet në mënyrë që mos i shkojë më ndërmend asnjë deputeti të asnjë lloj ngjyre.

Beteja po avancon, po avancon edhe aty ku është, i strukur nga frika është gati të dorëzojë bashkëpunëtorët në krim. Edi Rama duhet dhe do të largohet. Opozita do vazhdojë e vendosur deri në çlirimin e Shqipërisë, drejtësisë dhe partisë socialiste”, tha Basha.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Erjon Braçe reagon për kopertinën e Ditës: Ka beteja qe nuk bëhen me telefon, por bëhen me zë dhe publikisht

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me kopertinën e sotme të Ditës …