Shtëpia / Politika / Deputeti i LSI flet për incidentin e Blue Panoramës: Jeta e qytetarëve s’është low-cost!

Deputeti i LSI flet për incidentin e Blue Panoramës: Jeta e qytetarëve s’është low-cost!

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, ka reaguar një ditë pas incidentit të avionit të linjës “Blue Panorama”, i cili sapo ishte ngritur në ajër, ka dalë tym në bord.

Në një status në “Facebook”, Spahiu thotë se nuk është hera e parë që kjo linjë me kosto të ulët ka shkaktuar probleme për qytetarët shqiptarë.

“Kur të vdesim, mos reagoni më! Një ditë më parë, tymi u ndez brenda avionit Blue Panorama, dhe rrezikoi jetën e 200 pasagjerëve…. Gra shtatzëna, fëmijë, të moshuar dhe të rinj, u tmerruan nga frika… Kjo linjë skandaloze operon vetëm në 6 shtete, disa prej tyre në Afrikë, – deklaron Spahiu. – Janë të shumta defektet dhe denoncimet e qytetarëve ndaj Blue Panoramës.. Vërtet që kjo linjë është low-cost, por jeta e qytetarëve shqiptarë nuk është aq e lirë”.

Spahiu denoncon ndërkohë mungesën e reagimit nga ana e qeverisë. “Deri tani, Qeveria nuk tha asnjë fjalë të vetme për këtë ngjarje të rëndë….mbase po pret, largqoftë kur të ndodh një tragjedi kombëtare… Operimi i linjave të tilla low-cost vjen nga monopolizimi i RINAS-it, për të cilin qeveria tha që do e zhbëj. Deri tani kanë kaluar 6 vjet, dhe asgjë s’ka ndryshuar! Shqiptarët janë mashtruar nga KM për aeroportin e Sarandës, Kukësit, Vlorës, Gjirokastrës apo Air Albania….”, – përfundon deputeti i LSI-së.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Ambasadorja e SHBA i kërkon Bashës që Berisha të mos jetë në parlament në shtator: PD nuk mund të hajë bar për hir të një deputeti

Ambasadorja amerikane në Tiranë ka folur për mediat pas takimit që zhvilloi me kreun e …