Shtëpia / Politika / Djegia e mandateve “çorodit” sistemin, KQZ – Kuvendit: Sqaroni vakancat!

Djegia e mandateve “çorodit” sistemin, KQZ – Kuvendit: Sqaroni vakancat!

KQZ ka marrë në dorëzim mandatet e 56 deputetëve të opozitës. Por procedura nuk është realizuar si herët e mëparshme të dorëheqjeve, pasi Kuvendi i Shqipërisë nuk ka shpallur vakanca në Parlament, por thjesht ia ka përcjellë për kompetencë KQZ-së dokumentet.

Pozita në të cilën ndodhet e ka shtyrë KQZ-në që të dërgojë një shkresë zyrtare në Kuvend ku kërkon sqarime lidhur me vakancat, që lejojnë hapësira për zëvendësime deputetësh.

E teksa të gjithë presin nga KQZ që të ekzekutojë djegien e mandateve të opozitës, duket se ky organ do të vijojë dhënien e mandateve tek kandidatët në listat e PD dhe LSI, pa pranuar dorëheqjet paraprake të tyre.

Kështu raporton “Report TV” duke cituar burime brenda KQZ. Sipas tyre KQZ do të mblidhet shumë shpejt për të zëvendësuar 56 të  dorëhequrit me kandidatët vijues në listë.

Ndërkohë, PD dhe LSI kanë grumbulluar disa firma kandidatësh të cilët shprehen paraprakisht se nuk e dëshirojnë mandatin, por ende nuk janë depozituar në KQZ.

Shiko dhe këto

Abuzimi me tenderat/ GJKKO merr vendim për Fatos Tushen, lë në burg për ish-kryebashkiakun

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka lënë fuqi masën e sigurisë “arrest …