Shtëpia / Aktualitet / Gjirokastër/ Atentat me tritol, e shkuara e të vëllait “plagos” bariun 27-vjeçar

Gjirokastër/ Atentat me tritol, e shkuara e të vëllait “plagos” bariun 27-vjeçar

Plagosja e bariut nga fshati Shtëpëz i Gjirokastrës, i cili u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, nuk duke të jetë një ngjarje aksidentale. Ndryshe nga ç’njoftoi policia, “Shqiptarja.com” raporton se 27-vjeçarit Vitjon Lluka i është bërë atentat me lëndë shpërthyese.

Mesditën e sotme, Lluka ishte duke nxjerrë jashtë bagëtinë për t’i kullotur, por 27-vjeçari ka vështruar një objekt të çuditshëm të mbështjellë me letër dhe është ulur për ta hapur.

Lënda shpërthyese ka plasur sapo i riu ka ulur kokën, duke bërë që Lluka të dëmtohet n2ë një pjesë të konsiderueshme të trupit, ndërsa plagët më të mëdha i ka marrë në fytyrë.

Ai ka ngelur pa ndjenja dhe fillimisht u dërgua me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës nga familjarët e tij, ku u bë edhe ndërhyrja kirurgjikale e menjëhershme.

Duke qenë se dëmtimi ishte shumë i madh, Vitjon Llukës i është deformuar në një masë shumë të madhe fytyra aq sa i është spostuar edhe pjesa e poshtme e nofullës. Gjendja e tij kritike bëri që në Gjirokastër të dërgohej edhe helikopteri që e ka transportuar për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Ndërkohë ka dyshime se ngjarja e sotme lidhet me një vrasje të ndodhur më 23 mars 2016. Asokohe, vëllai i 27-vjeçarit të plagosur sot ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve të tij të dytë.

Enrik Lluka qëlloi Dorian Llukën duke e lënë pa jetë, ndërsa plagosi me dy plumba Birbil Llukën. Enrik Lluka nuk është arrestuar ende nga policia për ngjarjen e rëndë që ndodhi në 2016 në Kthesën e fshatit “Andon Poci”.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …