Shtëpia / Rajoni / Haradinaj: Nuk japim tokë në këmbim të njohjes nga Serbia

Haradinaj: Nuk japim tokë në këmbim të njohjes nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur sot qëndrimet e tij për taksën dhe dialogun. Gjatë akademisë përkujtimore për heroin Enver Hadri, kryeministri ka thënë se duhet të merret shembulli i Hadrit që të mos përsëritet historia e ndarjes duke theksuar se Kosova nuk jep tokë në këmbim të njohjes.

“Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është devijuar nga disa qarqe në Kosovë dhe Bruksel duke u shndërruar në dialog për territore. Prandaj sot na duhet shembull i heroit tonë Enver Hadrit që të mos përsëritet historia”, deklaroi Haradinaj.

Ai shtoi se Kosova nuk jep tokë për njohje dhe se taksa 100 për qind është veprim që pengon formalizimin e një ndarje.

“Kosova nuk jep tokë për njohje edhe nëse ky është çmimi, Kosova nuk ka nevojë për njohje nga Serbia”, theksoi ai.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

E ardhmja e Kombit/ Rudina Hajdari: Pas numërimit, thashë stop! Më flihej gjumë

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë …