Shtëpia / Aktualitet / I biri vrau gruan dhe kunatën, i ati kërcënon gazetarët: Mos filmoni se ua theva në kokë! (Video)

I biri vrau gruan dhe kunatën, i ati kërcënon gazetarët: Mos filmoni se ua theva në kokë! (Video)

Babai i vrasësit të gruas së tij dhe kunatës, motrës 18-vjeçare të bashkëshortes është treguar i dhunshëm dhe kërcënues ndaj gazetarëve. Në seancën e mbajtur sot në Gjykatën e Fierit, babai i Gazment Mustës, 34 vjeç ka kërcënuar gazetarët dhe ka dashur tu thyejë atij kamerat që mos ta filmonin, gjatë momentit që djali i tij shoqërohej për në gjykatë nën masa të forta policie. “Mos më filmoni se jua theva të gjitha në kokë”, shprehet babai i autorit teksa 34-vjeçari shoqërohet me makinë policie.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 janar, ku Musta vrau gruan e tij Gentianën, pasi kjo e fundit i kërkoi të shkonte për vizitë pas Vitit të Ri tek prindërit e saj që jetojnë në fshatin Drizar. Në shtëpinë e çiftit kishte ardhur për vizitë dhe motra e Gentianës, Merisa Caushaj, 18-vjeçare e cila gjithashtu mbeti e pajetë nga goditjet me thikë prej kunatit të saj.

Në seancën gjyqësore për krimin e rëndë, një çështje për të marrë zgjidhje është edhe kujdestaria e dy fëmijëve të çiftit, të cilët që pas vrasjes së nënës së tyre jetojnë në fshatin SOS. Gjyshërit e babait vrasës kanë kërkuar t’i marrin fëmijët në kujdestari, por të njëjtën gjë duan edhe të afërmit e nënës së ndjerë q ëu vra me thikë nga burri. Seanca është shtyrë, pasi përfaqësuesja e fshatit SOS deklaroi se fëmijët duhet të intervistohen vetëm në prani të psikologes, dhe jo të familjarëve apo të babait të pandehur. Seanca e ardhshme do të zhvillohet me dyer të mbyllura, vetëm me prnai të avokatëve dhe psikologëve, më 12 mars.

Krimi i rëndë në familje ka ndodhi më 2 janar. Pas debateve me bashkëshortin, Gentiana Musta, është shprehur se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat. Ky debat solli reagimin e ashpër të 34-vjeçarit  deri sa shkoi në aktin e tmerrshëm vrastar  duke rrëmbyer thikën dhe goditur bashkëshorten Gentianen dhe motrën e saj qe ka ndërhyrë për ta ndihmuar.

Prej disa kohesh çifti jetonte në një banesë me qira në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundvitit.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=5oAXi7sFcWI?feature=oembed&w=640&h=360]

Shqiptarja.com

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …