Shtëpia / Sport / I sëmurë me kancer, ja mesazhi i ish-sulmuesit juventin

I sëmurë me kancer, ja mesazhi i ish-sulmuesit juventin

“Kanceri? Jam mirë. Nuk ishte e lehtë, por këtë herë ai më mësoi shumë dhe unë jam duke e përgatitur veten më mirë se kur kam luajtur futboll, kështu që unë mendoj, do të duhet të më duroni ende për një kohë të gjatë”.

Gianluca Vialli, merr çmimin “I bukuri i futbollit”, në kujtim të Giacinto Facchetti dhe kthehet për të folur për sëmundjen e tij. “Unë e pranoj me përulësi dhe krenari këtë çmim. E di si ka shkuar zgjedhja juaj: me letra në dorë vendosët: ‘le ta marrë Vialli këtë vit, sepse ndoshta vitin e ardhshëm do të jetë shumë vonë…”, shtoi ai me ironi.

“E pra, unë kam qenë me të vërtetë i fortë, u befasova që fitova këtë çmim. Deri më tani ata kanë më tha se unë isha ‘simpatiku’, pastaj pashë që ia kishin dhënë edhe Zolës  dhe atëherë… – vazhdoi Vialli –Në jetë duhet një telefonatë. Unë sapo kisha filluar të ecja, godita topin me këmbë dhe u dashurova menjëherë. Ky nuk është’ talent i madh’, vazhdimësia është. Futbollit i detyrohem gjithçka. Nga makina e parë, deri te virgjëria e humbur. I detyrohem gjithçka”.

Dhe përsëri: “Unë juventini i fundit që kam ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve? Në fillim isha i lumtur, tani mjaft. Uroj dikush mund të bëjë atë sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë do të doja të mbahesha mend si kapiteni i një klubi që Ligën e Kampionëve një vit e fitonte dhe një vit jo. Do të kisha preferuar foton e Buffon afër times më mirë se sa të Chiellini, i cili është ende një lojtar i madh. Rëndësi ka që nuk e ka ngritur Ferrara”, – përfundoi Vialli duke bërë shaka.

Gazeta Shqip

 

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …