Shtëpia / Aktualitet / Ishin kthyer në shqetësim për banorët, arrestohen 3 hajdutë në Fier

Ishin kthyer në shqetësim për banorët, arrestohen 3 hajdutë në Fier

Tre persona janë vënë në prangat e policisë së Fierit, të dyshuar për së paku tetë vjedhje. Policia thotë se pas një pune intensive hetimore gjatë kësaj të diele janë zbardhur disa vjedhje të cilat ishin kthyer në shqetësim për banorët e Fierit.

Për pasojë u arrestuan K.D., 18 vjeç, banues në Fier dhe dy 15-vjeçarët O.L., dhe K.Gj, 15 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i tyre shtetasve u bë pasi janë autorë të dyshuar të disa vjedhjeve të ndodhura në Fier dhe Lushnje.

Konkretisht, ata akuzohen se kanë vjedhur një furrë buke në lagjen ‘Apollonia’, Fier.

Portofolin e shtetases A.H., në Lushnje; Një biçikletë në lagjen “Kastriot” Fier.

Një sasi lekësh në një mjet tip furgon në lagjen “Kastriot” Fier.

Një telefon të markës “IPhone 7”, në një automjet në lagjen “Kastriot” Fier.

Disa sende nga një mjet tip furgon në lagjen “Liri” Fier.

Një sasi lekësh në një farmaci në lagjen “1 Maj” Fier.

Një sasi lekësh në një makinë në lagjen “1 Maj” Fier.

Ndaj të dyshuarve për veprime të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …