Shtëpia / Aktualitet / Kërkesa e PD-LSI për shkarkimin e Arta Markut, KLP: Ja pse nuk shprehemi dot

Kërkesa e PD-LSI për shkarkimin e Arta Markut, KLP: Ja pse nuk shprehemi dot

Ka kaluar rreth një muaj nga koha kur krerët e dy grupeve parlamentare të opozitës, Petrit Vasili i LSI dhe Edmond Spaho i PD, kërkuan nga KLP shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku.

Ata argumentonin se ajo është ngarkuar me detyrë nga ligji që të verifikojë integritetin e figurës për të gjithë ata që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por në rastin e Bujar Sheshit nuk e ka përmbushur këtë detyrim ligjor.

Në një mbledhje të pak ditëve më parë, KLP shqyrtoi kërkesën e opozitës, por doli në përfundimin se nuk përfshihet në kompetencat e këtij institucioni që të përgjigjet për shkresën për shkarkim.

“Nuk është në kompetencat tona, argumentimin do ta bëjë me një shkresë që do t’ia drejtoj opozitës”, u shpreh Kreu i KLP, Gent Ibrahimi pak ditë më parë.

Ndërkohë sot Gent Ibrahimi ka kthyer një përgjigje zyrtare për këtë çështje, ku shpjegon edhe hierarkinë e sistemit të drejtësisë, që kushtëzon KLP-në të shprehet për shkarkimin ose jo të Arta Markut.

Ai është shprehur se e drejta për nisjen procedimit disiplinor i takon Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, dhe deri në krijimin e këtij Inspektoriati, procedimet disiplinore kundër  Prokurorit të Përgjithshëm shqyrtohen nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …