Shtëpia / Sociale / Klosi apel shkollave për Ditët e Pemëve, gjimnazi më i vjetër i Tiranës “i përgjigjet” me parcelën në Divjakë

Klosi apel shkollave për Ditët e Pemëve, gjimnazi më i vjetër i Tiranës “i përgjigjet” me parcelën në Divjakë

Pikërisht në ditën kur ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi theksonte se zonat e mbrojtura duhet të jenë laboratorët natyrorë të shkollave dhe se në Ditët e Pemëve, gjimnazistët e ”Qemal Stafës”, konkretizuan me veprime kuptimin dhe qëllimin e këtij mesazhi.

150 fidanë pishe u mbollën nga 40 nxënës, bashkë me mësueset e tyre dhe stafin e Parkut Kombëtar Divjakë –Karavasta duke shënuar kështu edhe parcelën e parë të një gjimnazi që tashmë mban emrin “Qemal Stafa”.

Të rinjtë i janë bashkuar fushatës së mbjelljeve #krijoO2tënd duke vijuar edhe një traditë përkujdesi ndaj mjedisit që ky gjimnaz tashmë e mbart në historinë e tij të re dhe të vjetër.

Njohuritë për lagunën e Karavastasë dhe një shëtitje në bukuritë që ofron natyra ishin njëherësh një orë mjedisore dhe argëtuese për të rinjtë. Ata panë nga afër dy pelikanët kacurrelë, qendrën e vizitorëve dhe në kullën e vrojtimit shquan me teleskop ishullin e pelikanëve

Drejtori i parkut, Ardian Koçi, thotë se mbjelljet e kryera nga nxënësit kanë një rëndësi të veçantë sepse ato janë edukim dhe praktikë në terren.

Tashmë gjimnazi “Qemal Stafa” ka parcelën e vet në Divjakë-Karavasta.. I mbetet vetëm të vazhdojë kontributin e tij për krijimin e kësaj tradite pyllëzimi.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Debati për fidanishten e UBT, Rama si Veliaj: Shkolla “Nënë Tereza” do bëhet!

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mbështetjen kreut të Bashkisë Erjon Veliaj për ndërtimin e …