Shtëpia / Politika / “Mandatet”, Brukseli apelon sërish: Dëmtohen negociatat, palët të dialogojnë

“Mandatet”, Brukseli apelon sërish: Dëmtohen negociatat, palët të dialogojnë

Djegia e mandateve nga deputetë e opozitës ka ngritur shqetësimin në Bruksel, teksa vendimi vjen kur na ndajnë vetëm pak muaj nga momenti kur BE do të shprehi fjalën e fundit për fatin e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.

Lidhur me situatën e tensionuar politike që është krijuar pas këtij akti ekstrem të opozitës, ka reaguar sërish sot zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic.

Nga Brukseli ajo ka komentuar krizën politike në Shqipëri, duke thënë se vijon t’i qëndrojë deklaratës së fortë që bëri një javë më parë, duke kërkuar nisjen e dialogut mes qeverisë dhe mazhorancës.

Gazetarja Erisa Zyka e ka pyetur nëse “Pranvera Ballkanike” do të detyrojë komisionerin Johannes Hahn të negociojë mes qeverisë dhe opozitës ashtu siç bëri në rastin e Maqedonisë së Veriut.

Dhe Koçijanciç u përgjigj duke thënë se protestat mund të vijojnë nëse janë demokratike pa dhunë, por Hahn dhe Mogherini nuk do të tolerojnë retorikën e ashpër politike.

“Ajo që mund të them është se të nënvizoj atë që eurokomisioneri Han dhe zonja Mogherini kanë thënë tashmë. Kur bëhet fjalë tek protestat ata kanë riafirmuar edhe njëherë të drejtën e qytetarëve për të protestuar të lirë por kanë denoncuar çdo retorikë politike për dhune”, tha ajo.

Sipas Koçijançiç, “kur bëhet fjalë për dorëzimin e mandatave vendimi i opozitës dëmton funksionimin e demokracisë parlamentare, pasi parlamenti është vendi ku diskutohet dhe jo bojkotohet”.

“Këto vendime janë jo produktive dhe shkojnë në kundër vendime që qytetarët kanë marrë me votë, dhe kundër aspiratës për anëtarësimin në BE të Shqipërisë. Të gjithë anëtarët e parlamentit duhet të vijojnë të shërbejnë në parlament dhe të evitojnë aktet e dhunës në këtë drejtim qëndrimi i Brukselit është ai i deklaruar edhe më herët. Opozita dhe qeveria duhet të angazhohen në negociata për të mirën e vendit, kjo është një deklarata që është bërë një javë më parë dhe që vazhdon të mbetet në fuqi”, theksoi ajo.

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …