Shtëpia / Sport / Neymar nostalgjik, nuk i përmban lotët për Messin (Video)

Neymar nostalgjik, nuk i përmban lotët për Messin (Video)

Neymar Jr ndodhet në Brazil, ku po vijon fazën e riaftësimit pas dëmtimit në shputën e këmbës. Në një intervistë për mediet vendëse “ylli” i PSG, ndërsa por fliste për ish-shokun e tij të skuadrës te Barcelonës, Lionel Messi, nuk i përmbajti emocionet.

Argjentinasi dhe braziliani ndanë një dhomë zhveshjeje për katër sezone, gjatë kohës së tij në “Camp Nou”, përpara se të transferohej te PSG për një rekord botëror prej 222 milionë eurosh.

Edhe në intervistën në “GloboTV”, sulmuesi i PSG nuk i mbajti lotët, kur kujtoi kohën e kaluar me superstarin argjentinas.

“Sinqerisht, është e vështirë, shumë e vështirë për mua që të flas për Messin. Ai ishte shumë i veçantë për mua në Barcelonë, e them këtë për të gjithë. Në momentin kur më duhej mbështetja më e madhe, lojtari më i mirë në botë mbërriti dhe më dha një dorë. Ai më tha: Eja, unë jam këtu për t’ju ndihmuar!”

Neymar shpjegoi më tej se me mbërritjen e tij te Barcelona Messi e këshilloi të mos ishte i turpshëm dhe të mos kishte frikë prej atij dhe askujt në klub.

Gjatë kohës së tij në “Camp Nou” braziliani shënoi 105 gola në 186 ndeshje. Po ashtu, u vlerësua si lojtari i tretë më i madh në botë, pas Messit dhe Cristiano Ronaldos.

https://platform.twitter.com/widgets.js

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …