Shtëpia / Politika / Pasi urdhrit jo-Debat në TV, Rama mbledh Kryesinë e PS. Ja çfarë u diskutua

Pasi urdhrit jo-Debat në TV, Rama mbledh Kryesinë e PS. Ja çfarë u diskutua

Ditën e djeshme ju kundërpërgjigj rivalëve të tij Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, duke dhënë një urdhër të prerë për deputetët dhe ministrat e PS që të mos përballen në emisione televizive me opozitarët që dogjën mandatet.

Ndërsa sot, kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste për të dhënë të tjera direktiva lidhur me mënyrën se si do të procedohet më tej, pas aktit ekstrem të opozitës, e cila dogji mandatet e deputetëve.

Mbledhja e Kryesisë ishte parashikuar të mbahej javën e kaluar për shkak të situatës së krijuar nga djegia e mandateve, por ajo u shty për sot dhe aty është diskutuar gjerësisht situata e tensionuar politike në vend.

Gjithashtu mësohet se kryeministri Rama ka kërkuar nga të vetët që të vijojnë normalisht punën, pavarësisht klimës së rënduar që ka krijuar opozita me djegien e mandateve.

Shefi i qeverisë ka porositur deputetët për paraqitje normale në Kuvend dhe angazhim serioz në përgatitjen e zgjedhjeve vendore. Ndërkohë, në emër të Grupit Parlamentar të PS, kreu i tij Taulant Balla ka shprehur bindjen për të plotësuar kërkesat e Ramës, me punë serioze në bazë dhe në Kuvend.

Shiko dhe këto

Erjon Braçe reagon për kopertinën e Ditës: Ka beteja qe nuk bëhen me telefon, por bëhen me zë dhe publikisht

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë Erjon Braçe ka reaguar në lidhje me kopertinën e sotme të Ditës …