Shtëpia / Aktualitet / Pranohet kërkesa e Balilit për gjykim të shkurtuar, në 12 mars pretenca

Pranohet kërkesa e Balilit për gjykim të shkurtuar, në 12 mars pretenca

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në kryeqytet ka pranuar këtë të hënë kërkesën e të panderhurit Klement Balili për “gjykim të shkurtuar”. Ndërkohë, më 12 mars do te lexohet pretenca.

Gjykimi i shkurtuar i jep të drejtën Balilit të përfitojë ulje të dënimit, në rast të shpalljes fajtor.

Gjatë seancës së sotme, Prokuroria lexoi kërkesën për gjykim, ku i ngarkon të pandehurit, rastin e trafikut të rreth 675 kg kanabis, ndërsa provat kryesore të akuzës janë hetimet e autoriteteve greke.

Në dosjen e prokurorise thuhet se nga informacioni i policisë, rezultonte se nga fundi i muajit Maj 2015 shërbimet ligjzbatuese greke dhe DEA- s në Athinë kanë qenë duke hetuar në lidhje me një organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike e përbërë nga shtetas grekë, shqiptarë dhe nga vendet e Evropës Qëndrore.

Kjo organizatë kriminale merrej me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe kanabis sativa duke përdorur për transport kamionë që janë të regjistruar në vende të ndryshme të Evropës në pronësi të kompanive që zotërohen nga shtetas grekë dhe përdorin si përfaqësues të këtyre firmave njërëz të ndryshëm.

Mbi Balilin rëndojnë 4 akuza: Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal” “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim dhe moskdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë” “Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale”

Balili nuk e ka pranuar akuzat ndërsa pas rreth dy vjet ne kerkim ai u vetëdorëzua në momentin kur dosja vajti për gjykim.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …