Shtëpia / Aktualitet / Sherr me thika mes adoleshentëve në Durrës, i plagosuri niset me urgjencë drejt Tiranës

Sherr me thika mes adoleshentëve në Durrës, i plagosuri niset me urgjencë drejt Tiranës

Një sherr me thika ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një adoleshent.

Mësohet se gjatë konfliktit njëri prej adoleshentëve ka goditur me armë të ftohtë bashkëmoshatarin e tij, duke e dëmtuar rëndë në pjesën e shtyllës kurrizore. I plagosuri është dërguar drejt Tiranës për të marrë mjekim të specializuar.

“Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, ka shkuar shtetasi K.Ç., 14 vjeç, i dëmtuar me mjet prerës ( thikë), ku pas ndihmës së parë mjekësore u dërgua në Q.S.U.T, për mjekim më të specializuar.

Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe pas një pune të mirëorganizuar ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë në flagrancë autorin e dyshuar të plagosjes, shtetasin S.K.,16 vjeç”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për shtetasin S.K., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …