Shtëpia / Aktualitet / “The Mirror”: Mafia shqiptare bën ligjin në tregun e kokainës në Angli

“The Mirror”: Mafia shqiptare bën ligjin në tregun e kokainës në Angli

Mediat britanike vazhdojnë të pasqyrojnë aktivitetin e mafies shqiptare në MBretërinë e Bashkuar. Në një artikull të së përditshmes Në shkrimin me titull: Albanian mafia flooding Britain with drugs as it grasps £5billion cocaine market , thuhet se rrjeti i organizuar i trafikantëve shqiptarë zotërojnë tregon 5 miliardë paund të kokainës në Angli.

Sipas gazetës, banditët e frikshëm kontrollojnë pothuajse të gjithë tregun në Britaninë e Madhe.

“The Albanian mafia, ose Mafia shqiptare, – shkruhet në shkrim, – kapi kontrollin e tregut të drogës në Britani  duke bërë marrëveshje me “tregtarët e shumicës” dhe duke negociuar direkt me kartelet kolumbiane. Kjo u lejoi atyre të ulnin çmimin, ndërsa rrisnin dhe cilësinë e drogës”.

Në fakt, Britania e Madhe tani ka numrin më të madh të përdoruesve të vegjël të kokainës në Europë.

Në shkrim përmendet edhe “Hellbanianz”, në bandë famëkeqe që bën ligjin në lagjen “Gascoigne” në “Barking, East London”. Një gazetar shkoi në këtë lagje dhe dëshmoi se anëtarët nuk janë fëmijë, por rreth të 20-tave.

Një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Krimit tha: “Grupet kriminale shqiptare kanë krijuar një profil të lartë dhe kanë ngjitur shkallët e ndikimit brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ata kanë qasje të konsiderueshme në tregun e trafikimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainës”.

Sipas tij, “grupet e krimit të organizuar shqiptare duket se janë të mirë për krijimin e lidhjeve me grupe të tjera për të kryer biznes “kriminal” që përfshin trafikimin e drogës dhe armëve, pastrimin e parave dhe trafikimin e qenieve njerëzore”.

Mohammed Qasim, i Universiteti Leeds Beckettty, tha:  “Shqiptarët kanë një reputacion serioz. Ata nuk do të mendonin dy herë për përdorimin e dhunës”.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …