Shtëpia / Aktualitet / Tmerr në Tiranë, shkëputet ashensori i një pallati

Tmerr në Tiranë, shkëputet ashensori i një pallati

Ngrihet sërish alarmi në lidhje me sigurinë e ashensorëve të pallateve në vendin tonë. Ditën e sotme është shkëputur ashensori i një pallati në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Ashensori ka rënë nga kati i katërt në të parin. Mësohet se ka mbetur e plagosur një vajzë 24-vjeçe, e cila ndodhej brenda tij në momentin që ndodhi shkëputja.

Vajza është transportuar në spital. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …