Shtëpia / Aktualitet / Tmerri në ajër, ja pse avioni bëri ulje të detyruar në Rinas

Tmerri në ajër, ja pse avioni bëri ulje të detyruar në Rinas

Autoriteti i Aviacionit Civil ka reaguar me një sqarim për gjithë sa ndodhi në bordin e avionit të nisur nga Rinasi me destinacion Ankona në Itali, që bëri ulje emergjente, vetëm pak pasi ishte ngritur në ajër.

Nga raportimet paraprake dyshohet që për shkak të larjes së motorit si pjesë e mirëmbajtjes së programuar një ditë më parë, solucioni i larjes nuk ishte tharë tërësisht. Sipas kompanisë, kjo ka sjellë edhe tymin dhe erën e rëndë në momentin e ndezjes dhe nisjes”- thuhet ne reagimin e Autoritetit te Aviacionit Civi.

Njoftimi i Autoritetit te Aviacionit Civil

‘Më datë 24 Shkurt 2019 avioni i kompanisë Blue Panorama, nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në orën 07.38 dhe me destinacion qytetin e Ankonas, Itali, ka bërë ulje të detyruar për shkak të konstatimit të tymit dhe një aromë të rëndë në kabinë pak pas ngritjes. Avioni është rikthyer menjëherë në Aeroport dhe është ulur pa probleme në orën 07:53.

Ekspertët e operimit ajror të Autoritetit të Aviacionit Civil, bën mbikqyrjen nga afër të punën së teknikeve të avionit për gjetjen e shkaqeve të kësaj ngjarje pas uljes. Nga raportimet paraprake dyshohet që për shkak të larjes së motorit si pjesë e mirëmbajtjes së programuar një ditë më parë, solucioni i larjes nuk ishte tharë tërësisht, çka ka sjellë edhe tymin dhe erën e rëndë në momentin e ndezjes dhe nisjes.

Në bazë të rregulloreve evropiane, të cilave u referohen dhe autoritetet shqiptare gjatë punës së tyre mbikqyrëse, raporti i ngjarjes, ndërmarrë nga vetë kompania brenda 72 orëve, do ti dërgohet palës italiane si autoriteti certifikues i kompanisë për të ndjekur hapat e nevojshme.

136 pasagjerët e linjës janë sistemuar në një avion tjetër i cili u nis nga Tirana në orën 11:00 dhe mbërriti në Ankona në 11:56.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …