Shtëpia / Politika / Digjet “plani” për protestë i opozitës? Vjen reagimi i parë nga PD

Digjet “plani” për protestë i opozitës? Vjen reagimi i parë nga PD

Ndërsa Konferenca e Kryetarëve vendosi që sot të ketë seancë plenare, opozita, e cila ka djegur mandatet dhe ka bojkotuar jetën parlamentare, është kapur e papërgatitur.

Kjo, sepse opozita kishte caktuar ditën e enjte një protestë të radhës pikërisht para Parlamentit. Ndërsa pritet se çfarë vendimi do të marrë Basha, pasi “planet” me sa duket janë prishur, vjen dhe reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Nënkryetari Edi Paloka e ka cilësuar seancën që ka caktuar mazhoranca ilegjitime. “Kuvendi ilegjitim, mblidhet në ilegalitet. Pasi e rrethuan me tela me gjemba dhe salduan dyert hyrëse, tani kanë filluar të mbledhin dhe në ilegalitet. Seancën e së enjtes, po kërkojnë ta mbledhin fshehtas sot në orën 17.00. Sa mendoni se do zgjasni kështu?! Tik-tak… Nga “kuvendi” i Kristaqit, tek i Edvinit”.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar …