Shtëpia / Politika / Salvini kundër Sorosit: Ta mposhtim, siç bëri Skënderbeu me turqit! (Video)

Salvini kundër Sorosit: Ta mposhtim, siç bëri Skënderbeu me turqit! (Video)

Kreu i Lega Nord, njëkohësisht edhe ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini, ka tërhequr vëmendjen me deklaratën e tij të fundit gjatë një takimi.

Ai ka marrë si shembull heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun si shembull për të mundur George Soros.

Në një prej takimeve të tij, Salvini ka akuzuar Sorosin se ka hedhur 18 miliardë euro nëpër vende të ndryshme në Europë dhe në SHBA, kundër të djathtës dhe konservatorëve.

Salvini e ka bërë të qartë strategjinë se si duhet luftuar George Soros.

Por si mund të luftohet Sorosi sipas Salvinit? Matteo Salvini është i qartë, ai ka marrë shembullin se si Gjergj Kastriot Skëndërbeun që luftoi perandorinë Osmane për më shumë se 25 vite.

Ai tha se Skënderbeu është një hero shqiptar, i cili i ka rezistuar qindra sulmeve dhe rrethimeve të Perandorisë Osmane. “Pikërisht nga ai duhet të marrim shembull, sepse historia përsëritet…”, – u shpreh ministri i Brendshëm italian.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=1jt9MLdg3JQ?feature=oembed&w=640&h=360]

Shiko dhe këto

FOTO: “Ia derdh plumbin në gojë nëse Berisha tradhëton Amerikën…” Disa detaje nga historia e Berishës, Hajdarit dhe Kadaresë në SHBA në 1991

  Robert Papa ishte gazetar i njohur afër PD në vitet ’90. Në një rrëfim …