Shtëpia / Aktualitet / Shkëputja e ashensorit në “Don Bosko”, arrestohet tekniku

Shkëputja e ashensorit në “Don Bosko”, arrestohet tekniku

Pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në “Don Bosko”, ku nga rrëzimi i ashensorit u lëndua një vajze e re, policia ka arrestuar teknikun e ashensorit.

“Policia ka arrestuar teknikun e ashensorit, shtetasin: A. M., 49 vjeç, banues në Tiranë (teknik ashensori)”- njofton policia e Tiranes.

Sipas saj, “ky shtetas ka kryer kontroll teknik të ashensorit para dy muajsh duke deklaruar se ashensori nuk ka probleme dhe nuk ka lëshuar certifikatë përkatëse sigurie”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”,

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …