Shtëpia / Aktualitet / Vlorë, shkrumbohen gjatë natës 5 makina në një parkim

Vlorë, shkrumbohen gjatë natës 5 makina në një parkim

Pesë automjete janë gjetur të djegura në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një parkim në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë, gjatë natës mes të hënës dhe të martës.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim.

Nga ana e policisë po merren në pyetje të zotët e mjeteve për të zbuluar më shumë lidhur me ngjarjen. Po ashtu po hetohet për të zbuluar konflikte të mundshme të drejtuesve të mjeteve.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …