Shtëpia / Aktualitet / Zjarrvënie e qëllimshme në Vlorë? Ja kujt i përkasin 2 nga makinat

Zjarrvënie e qëllimshme në Vlorë? Ja kujt i përkasin 2 nga makinat

Dalin detaje të reja lidhur me djegien e pesë makinave të parkuara në Vlorë. Lidhur me ngjarjen e ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Po ashtu mendohet se objektivi ka qenë një punonjës bashkiak, Genti Sherifi, për shkak se dy nga makinat e djegura i përkasin atij dhe bashkëshortes. Mësohet se Sherifi është drejtori i Shërbimeve në Bashkinë e Vlorës.

Po ashtu, pranë dy mjeteve janë gjetur edhe shishe me lëndë djegëse, ndërkohë që tre mjetet e tjera dyshohet se janë djegur aksidentalisht si pasojë e përhapjes së flakëve. Lidhur me këtë ngjarje, policia po heton me synim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …