Shtëpia / Politika / Aleatët e Bashës dorëzojnë mandatin e deputetit

Aleatët e Bashës dorëzojnë mandatin e deputetit

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe Nard Ndoka i PDK-së kanë firmosur sot dorëzimin e mandatit të deputetit, duke iu bashkuar kështu vendimit të shumicës së opozitarëve për të djegur mandatin.

Nard Ndoka ndodhej në Bruksel dhe me të mbërritur, ashtu siç deklaroi, dorëzoi mandatin. Të njëjtën gjë bëri pak ditë më parë edhe aleati tjetër i Lulzim Bashës, Fatmir Mediu.

I paqartë është qëndrimi që do të mbajë deputetja tjetër e PD-së, Rudina Hajdari, vajza e ish-liderit të dhjetorit Azem Hajdari.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …