Shtëpia / Aktualitet / Arrestohet “tmerri” i Durrësit, ja për çfarë akuzohet

Arrestohet “tmerri” i Durrësit, ja për çfarë akuzohet

Policia e Durrësit ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në pesë banesa të ndryshme.

Gjatë muajit dhjetor 2018, janar dhe shkurt 2019, në lagjen nr. 14 Durrës ka vjedhur pesë banesa ku ka marrë varëse floriri, televizorë, fshesë me korrent, aparate celular, rroba, tapete e sende të tjera.

Sipas policisë vjedhjet janë kryer kryesisht gjatë orëve të natës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në ngarkim të shtetasit L.D., për veprën penale ” Vjedhja”.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …