Shtëpia / Aktualitet / I vuri tritol pallatit të gjyqtarëve, arrestohet 58-vjeçari (EMRI)

I vuri tritol pallatit të gjyqtarëve, arrestohet 58-vjeçari (EMRI)

Policia ka vënë në pranga personin që vendosi eksploziv mbrëmjen e djeshme në një apartament në pallatin e gjyqtarëve te zona e “Vasil Shantos”, në Tiranë.

Arben Bardhi, 58 vjeç, është kapur mesditën e sotme nga policia në Lezhë, ndërsa është sjellë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Një natë më parë në Rrugën “Mihal Popi” në Tiranë në një pallat ku banojnë edhe disa gjyqtarë të njohur, në katin e dytë është vendosur një sasi lënde plasëse. Fatmirësisht ajo nuk ka shkaktuar viktima, por vetëm dëme materiale.

Autori dyshohet se ka një konflikt të vjetër pronësie me pronarin e banesës, i cili është Vasil Stavro.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …