Shtëpia / Politika / Kryemadhi: Në fund të majit zgjedhje të parakohshme, socialistët do braktisin Ramën

Kryemadhi: Në fund të majit zgjedhje të parakohshme, socialistët do braktisin Ramën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me të rinjtë e kësaj partie në njësinë numër 2 në kryeqytet.

Në fjalën e mbajtur, Kryemadhi deklaroi se opozita do të protestojë në çdo moment që të mblidhet parlamenti, për të penguar sipas saj kriminelet që kanë marrë peng shtetin.

Ajo shtoi se votat e LSI-së janë marrë me sakrificë dhe solidaritet, ndryshe nga mënyrat që ka përdorur mazhoranca për të fituar.

“Mos u habisni kur t’u thotë tani se jam Zoti juaj. Puna jonë tani është me njerëzit, s’ka më parlament. 94% e shqiptarëve mendojnë se Shqipëria është më e varfër sesa ka qenë. Edhe ne kemi kusuret tona, por kemi shansin t’i rregullojmë. Do të thoni ju, pse doni zgjedhje të reja? Minimumi janë 5 deputetë që vijnë në parlament me paratë e trafikantëve të drogës. Ka ndërkombëtarë që nuk i kuptojnë mos u shqetësoni, por ka ndërkombëtarë dhe institucione.

Ne kurrë nuk do të bëjmë marrëveshje me individë, por shtet me shtet. Asnjë qeveri e BE-së nuk përkrah qeverinë e Ramës, apo reformat e dështuara. Prandaj mos i surprizoni nga deklarata që vijnë për të marrë qokën e fundit në Shqipëri.

Votat e LSI-së janë të lidhura me miqësinë dhe solidaritetin. Zgjedhjet do të jenë në fund të majit. Zgjedhjet parlamentare do të jenë të parakohshme, pasi do të jenë socialistët që do ta vendosin në cep Ramën pastaj e gjithë shoqërinë shqiptare”, deklaroi ajo.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …