Shtëpia / Show Bizz / “Love story” me Bradley Cooper? Flet Lady Gaga!

“Love story” me Bradley Cooper? Flet Lady Gaga!

Një “film” për “Oscar” nga Lady Gaga e Bradley Cooper, që në fakt goditi në shenjë. Pas performancës së të dyve gjatë ceremonisë së dhënieve të çmimeve ndërkombëtare, zërat për një lidhje dashurie mes të dyve sa vinin e shtoheshin. “Njerëzit kanë parë dashuri mes nesh! Jam një artiste, jua hodha!”, – ka komentuar këngëtarja amerikane gjatë një interviste televizive. Rrjetet sociale? Janë tualeti i internetit, është e tmerrshme ajo që i bëjnë kulturës së muzikës pop”.

Fjalë që ndoshta kanë zhgënjyer fansat e filmit, po që kanë qetësuar mbështetësit e Bradley Copper dhe Irina Shayk.

Në rrjetet sociale, pas duetit prekës, pati me qindra teori mbi një “love story” të mundshëm, aq sa detyruar vetë të interesuarën të përgënjeshtrojë gjithçka: “Gjithçka që keni parë, nga mënyra si ai luajmë në piano, te qëndrimi ynë i përafërt, ishte i programuar. Kishte një vizion shumë i saktë nga Bradley dhe kemi bërë përgatitje gjatë javës. Ishte e rëndësishme që të qëndronim bashkë gjatë gjithë kohës. ‘Shallow’  është një këngë dashurie dhe “A star is Born”, një film romantik. Kur këndon një këngë dashurie, është kjo ajo që duhet t’u transmetosh njerëzve”, – u shpreh 32-vjeçarja.

//www.instagram.com/embed.js

Shiko dhe këto

Almeda Abazi merr dhuratën super luksoze nga aktori i famshëm turk (FOTO)

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar në mediat shqiptare …