Shtëpia / Aktualitet / Para gjyqit final, Tahiri ndryshon pamje dhe “fsheh provat” (Foto)

Para gjyqit final, Tahiri ndryshon pamje dhe “fsheh provat” (Foto)

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur dje para Gjykatës së Krimeve të Rënda me një “look” të ri.

Ndryshe nga herët e tjera që ai shoqërohet nga ‘fanset’ e tij të zonës së Kombinatit, dje ish-ministri ka shkuar në gjykatë vetëm në prani të avokatit të tij.

Por ajo që ra në sy gjatë paraqitjes së djeshme ishte ndryshimi i syzeve të tij.

Më herët në media janë publikuar disa lajme se syzet e para të Tahirit kur ishte ministër dhe më pas kur u largua nga Parlamenti kapnin një vlerë prej 10 mijë dollarë. Madje syzet e tij të shtrenjta janë cilësuar dhe si “prova” për Prokurorinë.

Marka e syzeve të ish-ministrit që u paraqit në mbledhjen e  Këshillit të Mandatit dhe Imuniteteve kur iu hoq mandati ishin të markës ‘MAYBACH THE GRACE III SILVER” (Shih foton).

Ndërkohë që ish-ministri Brendshëm dje u shfaq me një markë të re syzeve “Hugo Boss”.

Në një kërkim në Google skeleti i këtyre syzeve të reja kap vlerën e rreth 150-200 dollarë.

#td_uid_1_5c7964cd91848 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/Tahiri-syzet-10mijeUSD-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c7964cd91848 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/03/Tahiri-syzet-hugo-boss1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Panorama

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …