Shtëpia / Sociale / Presion nga Erdogan dhe Rama? Tërhiqet nga gara një ditë para zgjedhjeve Skënder Bruçaj

Presion nga Erdogan dhe Rama? Tërhiqet nga gara një ditë para zgjedhjeve Skënder Bruçaj

Skënder Bruçaj është tërhequr nga gara për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH).

Tashmë, kandidatët janë Ylli Gurra, myfti i Tiranës, Islam Hoxha, kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH; Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së dhe Gramos Blliku, myfti i Lushnjes.

Kandidatura e Gëzim Abdishahit, imam i Golemit, ka rënë pasi sipas komisionit nuk plotëson pikën 3 të nenit 26 të statutit.

Sipas “Albeu.com” tërheqja e Bruçajt erdhi për shkak të presionit të Erdoganit dhe kryeministrit Rama për të vendosur në krye të KMSH një person të afërt me liderin turk.

Erdogan duket se ka pasur edhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë operacion për t’ia shtuar KMSH-në ministrisë së Çështjeve Fetare të Turqisë.

Kjo, edhe për faktin se ditës së sotme, deputeti i PD-së, Ervin Salianji akuzoi Ramën se kërkon të fusë nën ndikimin e saj KMSH.

Përballë kësaj situate duket se Bruçaj ka zgjedhur që të mos bëhet shkak për dëmtimin e myslimanëve në Shqipëri përmes futjes së institucionit nën ndikimin e huaj.

Shiko dhe këto

Debati për fidanishten e UBT, Rama si Veliaj: Shkolla “Nënë Tereza” do bëhet!

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mbështetjen kreut të Bashkisë Erjon Veliaj për ndërtimin e …