Shtëpia / Sociale / Tre vjet në pritje të lopës së premtuar nga ministri, por nuk e morën kurrë

Tre vjet në pritje të lopës së premtuar nga ministri, por nuk e morën kurrë

Në vitin 2016, Shqipëria u prek nga sëmundja e dermatozës nodulare, e cila prekte kryesisht gjedhët. Në atë kohë, qeveria premtoi se çdo familje apo blegtor që i ngordhte një gjedh, do të kompensohej me gjedh ose me në të holla.

Por, ky premtim nuk është zbatuar për të gjithë. “Fiks fare” dokumentoi se familja Muslika në fshatin Brenogë, në Has, nuk është kompensuar, megjithëse në atë familje shkoi ministri i atëhershëm i bujqësisë, Edmond Panariti.

Në redaksinë e “Fiks Fare”, u ankua zonja Servete Muslika. Zonjës Servete i ka ngordhur lopa në vitin 2016 si pasojë e sëmundjes së dermatozës nodulate. Megjithëse kanë kaluar dy vite e gjysmë nga ajo ngjarje, zonja Servete nuk e ka marrë lopën e premtuar nga ministri Panariti. Zoti Panariti ka shkuar në atë fshat dhe u ka premtuar banorëve se do merrnin lopën.

“Ministri e preku me duart e veta kur ishte gjallë lopa. Më tha nëse ngordh do e marrësh lopën. Erdhi veterineri i çoi dokumentet në Kukës. Ngordhi lopa. Më pas erdhi ministri, kryeministri, drejtori. Lopa më ngordhi në gusht të vitit 2016. Kam qenë edhe vetëm duke jetuar, se djalin e kam pasur në burg. Vetëm me këto lopë jetoja” thotë zonja Servete.

Sipas saj, në atë fshat shkoi ministri, madje takimi me zonjën Servete është filmuar. Në pamje duket zonja Servete me lopën e saj nga njëra anë dhe nga ana tjetër, ministri Panariti dhe drejtorët e mëdhenj të ministrisë. “Kur ngordhi lopa unë isha në Kukës më mori kunati. Lopën vet e kam rritur. E kam pasur bars 4 muajshe. Unë me ato jetoja. Shtëpi kam vetëm dy dhoma. Lopën e groposëm. Erdhën me fadromë dhe e groposën në periferi të fshatit. I kam numrat dhe fotot” thotë ajo.

Më tej shton se ka një dokument që e ka bërë veterineri o zonës, Sami Gjoni, të cilin ka çuar në Kukës. “3 a 4 herë kam nxjerrë dosjen. Çoj dosjen andej e këtej. Portalit i shkrova tri a katër herë. Deri më sot s’kam marrë lopë. Të gjithë këtu kanë marrë lekët. Unë jo” thotë ajo. Ndërkohë, kunati i saj thotë se edhe atij i ngordhi lopa, por ai e ka marrë. “Kanë ngordhur të dyja në të njëjtën kohë. Erdhi ministri, e pa dhe na tha se do merrni lopë tjetër. Unë mora Servetja jo” thotë ai.

Gazetarët e Fiks Fare komunikua me veterinerin e Hasi, z.Sami Gjoni. “Dyshimet tona kanë qenë për dermatozën. Të njëjtën gjë ka pasur edhe ish-ministri Panariti që ka qenë afër lopës, por përgjigjja e analizës ka ardhur negative. Për ne ka qenë pozitive. Ne e kemi çuar për dermatozë. Konfirmimi nga laboratori ka qenë negativ. Krejt dokumentacioni është në Kukës, është dosja e përgatitur. Me gjithë ministrin dhe për ne, edhe për kryeveterinerin dhe një mori veterinerësh, të gjithë kemi dyshuar për dermatozë. Janë edhe 7 të tjerë që iu ka ardhur përgjigje negative. Ministri është edhe me titull doktor shkencash. Ai është prof dr. Ai ka thënë së shpejti do ju japim lopë të tjera. Ia ka thënë vetë Servetes” thotë z.Gjoni.

Fiksi shkoi në Drejtorinë e Bujqësisë në Kukës, ku askush nuk pranoi të japë shpjegime para kamerës. Në telefon, veterineri Halim Gjana dhe se

ça kam pasur në dosje, ia kam dhënë Servetes. Lopa ka qenë me dermatozë, janë edhe fotografitë”. Më tej shton se, përveç Servetes nuk kanë marrë lopë edhe 10 familje të tjera.

Fiks Fare kontaktoi me një specialiste e ISUV, Jonida Boçi, e cila tha se për rastin e zonjës Servete, është bërë analizë, por ka dalë negative. Pra, nuk është konstatuar se lopa ka pasuar sëmundjen e dermatozës nodulare. Megjithatë, zonja Boçi nuk e përjashtoi mundësinë që në zonë ka rënë sëmundja e dermatozës, teksa theksoi se ndoshta në këtë rast, nuk është marrë kampioni nga lopa e sëmurë për analizë. Ose, transporti nga zona e Hasit drejt Tiranës, është bërë jashtë kushteve.

***
Bisedë me veterinerin e Hasit, Sami Gjoni

Veterineri – Dyshimet tona kanë qenë për dermatozë dhe po të njëjtë ka pasur ish-ministri Panariti që ka qenë afër lopës. Përgjigjja e analizës ka ardhur negative. Ne si klinicista terreni, kemi të drejtë vetëm për dyshim, ndërsa për konfirmim e bën vetëm laboratori. Konfirmimi nga laboratori ka ardhur negativ.

Gazetari – Prandaj nuk i është dhënë lopë Servetes?

Veterineri – Po prandaj. Për ne ka qenë, megjithë ministrin gojarisht, dhe me ish-kryeveterinerin e Shqipërisë dhe me dekanin e Fakultetit të Veterinarisë dhe me një mori veterinerësh që kanë qenë nga Dibra dhe të qarkut të Kukësit, që të gjithë kena dyshu për dermatozë.

Gazetari – Ministri e ka vizituar vetë lopën, e ka kontrolluar vetë. Dhe ai veteriner ka qenë…

Veterineri – Po është veteriner me titull doktor shkencash, mirë ne që jemi me titull më të ulët, por ai është doktor shkencash.

Gazetari – Dhe ai e ka përcaktuar që kjo lopë…

Veterineri – Është profesor, është profesor doktor

Gazetari – Ka thënë që është nga dermatoza?!

Veterineri – Ai ka thënë se shpejti do ju japim lopë të tjera, vetë Servetes. Tani ça të them unë!

Bisedë me veterinerin e Kukësit, Halim Gjana

Veterineri – Unë ja kam fotokopjuar dosjen Servetes dhe ja kam dhënë.

Gazetari – Unë e kam dosjen e Servetes. E mora dhe këtu thoshte që lopa ka ngordhur nga dermatoza.

Veterineri – Po.

Gazetari – Po pra, po pse nuk i jepet? Atë e ka parë dhe ish ministri, e ka kontrolluar vetë në 2016-ën.

Veterineri – Ka qenë kusht përgjigjja e analizës. Analiza ka ardhur negativ dhe për atë nuk është kompensu.

Gazetari – Po të gjithë që e kanë parë, veterineri i zonës, ish-ministri…

Veterineri – Është bërë reportazh aty, po tani ça të them unë tashi.

Gazetari – Për ty nga dermatoza ka ngordhur, apo ka pasur sëmundje tjetër?

Veterineri – Po patjetër, dermatozë ka pasur, se janë fotografitë, ato.

Gazetari – Po pse s’e ka marrë?

Veterineri – Po s’e kanë marrë dhe 10 veta të tjerë.

Shiko dhe këto

Debati për fidanishten e UBT, Rama si Veliaj: Shkolla “Nënë Tereza” do bëhet!

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mbështetjen kreut të Bashkisë Erjon Veliaj për ndërtimin e …