Shtëpia / Aktualitet / U braktis pasi mori 7 plumba në krye të detyrës, rikthehet në punë polici (Video)

U braktis pasi mori 7 plumba në krye të detyrës, rikthehet në punë polici (Video)

Në emisionin e datës 23 janar, “Top Story” i kushtoi një dokumentar të posaçëm heronjve të Policisë së Shtetit, atyre që dhanë jetën në krye të detyrës.

Mes historive të trajtuara ishte edhe masakra e Visokës në Mallakastër, ku 3 punonjës policie u vranë dhe një i katërt u plagos në një pritë të ngritur nga një bandë grabitësish në dhjetor të vitit 1997.

Arshi Bregasi, Veledin Pashaj dhe Bujar Hamiti mbetën të vdekur, ndërsa i mbijetuari i vetëm ishte Nebi Hyskaj, i cili mori 7 plumba në trup.

Ai u vlerësua me Medaljen e Artë të Shqiponjës, por pavarësisht sakrificës, e larguan nga detyra.

“Në 2008 më çojnë në kurs në Durrës, kurs 3-mujor. Dy provimet e fundit nuk m’i dhanë, nuk më tregoi njeri sa pikë mora, qysh, tek… U ndjeva i ofenduar. Më nxorën në reformë. Më thanë do largohesh nga policia se nuk ke marrë kursin, edhe aty më larguan në kundërshtim me ligjin”, tregon Hyskaj.

Por, pas 10 vitesh braktisje, drejtësia u vu në vend falë publikimit të historisë së Nebiut nga emisioni “Top Story” në Top Channel. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, njoftoi rikthimin në detyrë të Nebi Hyskajt.

“Falenderoj emisionin “Top Story” në Top Channel. Nëpërmjet ekranit tuaj u vu në lëvizje shteti”, u shpreh Nebi Hyskaj.

Nebiu nuk ka fshehur as emocionet për rikthimin e tij në radhët e uniformave blu: “Më duket vetja sikur jam rinuar. Ndihem i nderuar dhe i vlerësuar. Faleminderit të gjithë atyre që kontribuan në rikthimin tim në Policinë e Shtetit”.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=MD_MFiVaZgs?feature=oembed&w=640&h=360]

T.CH

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …