Shtëpia / Aktualitet / Zjarr në bodrumin e Ministrisë së Brendshme

Zjarr në bodrumin e Ministrisë së Brendshme

Një zjarr është raportuar mbrëmjen e sotme në bodrumin e Ministrisë së Brendshme.

Mësohet se zjarri ka rënë afër dhomës së serverit TIMS, ndërsa nuk bëhet ende e ditur nëse është dëmtuar serveri.

Zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vend duke bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve. Dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa po punohet për të zbardhur të plotë çështjen.

“Rreth orës 20:45 në bodrumin e godinës së Ministrisë së Brendshme, Shërbimet e Sigurisë konstatuan tym. Shërbimet ndërhynë menjëherë duke shkëputur energjinë elektrike. Rezulton se është dëmtuar vetëm një stabilizator i energjisë elektrike. Ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet. Informojmë gjithashtu se të gjitha sistemet janë funksionale dhe pa asnjë problem apo dëmtim, gjithçka funksionon normalisht.”, -njofton Ministria e Brendshme.

Gazeta Shqip

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …