Shtëpia / Aktualitet / 50-vjeçari shqiptar bën gabim fatal në autostradë, “çmendet” Italia (VIDEO)

50-vjeçari shqiptar bën gabim fatal në autostradë, “çmendet” Italia (VIDEO)

Një 50-vjeçar shqiptar është bërë lajm në Itali për një gabim të kryer nga ai teksa udhëtonte në një nga autostradat me fluks të lartë qarkullimi në fqinjin përtej Adriatikut.

Ngjarja ka ndodhur në Genova dhe video po qarkullon gjerësisht në rrjet. Shqiptari ishte ne timonin e makinës kur kuptoi se ishte në rrugën e gabuar për të shkuar në destinacion, por në tentativë për t’u kthyer pas bën një gafë duke u futur kundravajtje në autostradë.

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=LDnPmIxfiFA?feature=oembed&w=640&h=360]

Gabimi mund t’i kishte kushtuar edhe jetën, por fatmirësisht 50-vjeçari e kuptoi shpejt se po ecte në korsinë e gabuar dhe kahun e kundërt me makinat që vinin përballë tij.

I ndihmuar edhe nga policia, ai është ndaluar por më pas ju bllokua patenta dhe automjeti.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …