Shtëpia / Aktualitet / Aksident në Fier, 19-vjeçari me “Benz” i merr jetën të moshuarit (EMRI)

Aksident në Fier, 19-vjeçari me “Benz” i merr jetën të moshuarit (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesditë ne qytetin e Fierit. Një 19-vjeçar që drejtonte një automjet tip “Benz” ka përplasur për vdekje drejtuesin e një motori në vendin e njohur si “Zogu i Zi”.

Ndonëse i është dhënë ndihma e parë, drejtuesi i motoçikletës Petraq Shyqermeja  ka mbërritur i vdekur në spital.

“Sot rreth orës 14:00, në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i zi” Fier, shtetasi P.Sh, 68 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motocikletën, është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi N.M, 19 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motocikletës. Drejtuesi i automjetit, shtetasi N.M u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

Shiko dhe këto

I jepet lamtumira çiftit shqiptar, djali i tyre qëndron pak metra më tutje në varreza…

Teuta dhe Shpëtim Pasho u përcollën të enjten për në banesën e fundit. Çifti i …