Shtëpia / Sport / Beratasi Myrto Uzuni i shënon Dinamos së Zagrebit në derbi (Video)

Beratasi Myrto Uzuni i shënon Dinamos së Zagrebit në derbi (Video)

Myrto Uzuni i dhuron një pikë me shumë vlerë Lokomotivës së Zagrebit pikërisht në derbin e kryeqytetit kroat kundër gjigantëve të Dinamos. Sulmuesi beratas, i transferuar ne verë në elitën e futbollit kroat, shënoi në minutën e 79-të golin e barazimit 1-1, që ishte dhe ai përfundimtar i takimit. Më herët për Dinamon e Zagrebit kishte shënuar talenti spanjoll Olmo.

Uzuni goditi me të parën brenda zonës pas asistit që mori nga krahu i majtë i sulmit. Për 23-vjeçarin e Kombëtares Shqiptare ky ishte goli i shtatë në kampionat, ndërsa ka dhënë edhe 5 asiste. Forma e Uzunit “ngroh” edhe trajnerin e Shqipërisë, Cristian Panucci, para nisjes së eliminatoreve të Europianit në fund të marsit.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=hx1Q9vG2oaw?feature=oembed&w=640&h=360]

Shiko dhe këto

Interi bën goditjen e parë në merkato, trajneri Conte duket i kënaqur

Ashraf Hakimi është lojtari më i ri i Interit. Marokeni sot zbriti në Milano për …