Shtëpia / Sociale / Bujar Spahiu fiton garën për kreun e KMSH: Jam para një përgjegjësie të madhe

Bujar Spahiu fiton garën për kreun e KMSH: Jam para një përgjegjësie të madhe

Në një atmosferë të qetë ku nuk është reflektuar tymnaja e raportimeve në media për një tentativë kapje nga Turqia dhe Presidenti Rexhep Taip Erdogan, Komuniteti Mysliman Shqiptar ka zhvilluar zgjedhjet për kreun e ri të institucionit.

Pas tërheqjes së Skënder Brucajt dhe myftiut të Kukësit Islam hoxha, gara u zhvillua ndërmjet myftiut të Tiranës Ylli Gurra, atij të Lushnjës Gramoz Blliku dhe nënkryetarit të KMSH-së, Bujar Spahiu.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman për zgjedhjen e kryetarit të ri nisi në orën 10:30 tek Medreseja e Tiranës.

Në fund të garës fitues u shpall Bujar Spahiu doli fitues me 59 vota përballë dy rivalëve të tij dhe ai do të jetë për 5 vitet e ardhshme, kryetari i ri i Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Ndërkohë, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra mori 26 vota ndërsa ai i Lushnjës, Gramoz Blliku mori vetëm 2 vota.

Në fjalën e tij të shkurtër në përfundim të procesit, Bujar Spahiu tha se është vendosur përpara një përgjegjësie të madhe.

“Ju sot më keni nderuar dhe njëkohësisht më keni vënë përpara një përgjegjësie të madhe. I lutem Allahut të më nderojë dhe të më bëjë të mundur të jem i drejtë në këtë detyrë kaq të vështirë dhe me përgjegjësi të madhe”, u shpreh ai.

Shiko dhe këto

Debati për fidanishten e UBT, Rama si Veliaj: Shkolla “Nënë Tereza” do bëhet!

Kryeministri Edi Rama i ka shprehur mbështetjen kreut të Bashkisë Erjon Veliaj për ndërtimin e …