Shtëpia / Politika / Ç’po ndodh me Ramën? Pas Shkodrës kryeministri anulon takimin në Durrës

Ç’po ndodh me Ramën? Pas Shkodrës kryeministri anulon takimin në Durrës

Ditën e djeshme u përfol se kryeministri Edi Rama kishte anuluar një vizitë në Shkodër, ndërkohë që nga Partia Demokratike u organizuan strukturat për ta pritur me protesta shefin e qeverisë.

Por sot, sipas Oerd Bylykbashit që e ka dorëzuar mandatin si deputet i qarkut të Durrësit, Rama ka anuluar edhe një takim të madh të planifikuar për t’u mbajtur në qytetin bregdetar.

“Kryeministri i banditëve që ka frikë njerëzit‎. ‎Kryeministri ilegal, nën panikun e protestës qytetare, anuloi një takim ‎të madh në Durrës dhe në ilegalitet të plotë, organizoi në periferi të Durrësit një takim me strukturat e ngushta të Partisë Socialiste të Durrësit që është zhytur në llumin e krimit”, shkruan Bylykbashi në Facebook.

Sipas ish-deputetit të PD, Rama ka dhënë një porosi të qartë për pjesëmarrësit në takimin me të.

“Porosia ishte e hekurt: policia, administrata dhe militantët të mos thonin asgjë. Frika po e bën të fshihet ‎këtë soj miu që e quan veten kryeministër”, thekson ai.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …