Shtëpia / Rajoni / E rëndë në Mal të Zi, deputetët serbë sulmojnë Talat Xhaferin (VIDEO)

E rëndë në Mal të Zi, deputetët serbë sulmojnë Talat Xhaferin (VIDEO)

Një incident i rëndë ka ndodhur në Parlamentin e Malit të Zi, teksa kryeparlamentari me origjinë shqiptare i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri ishte i pranishëm në sallë.

Deputetët malazezë të premten miratuan protokollin mbi pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, por gjatë seancës situata ishte shumë e tensionuar për shkak të prezencës së Xhaferrit.

Deputetët serbë në këtë Parlament votuan kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut, por shpërthyen edhe në fyerje ndaj Talat Xhaferrit.

Para votimit kreu i partisë Demokracia e Re serbe, Andrija Mandiç i frustruar nga prezenca e Talat Xhaferit në seancë filloi të akuzojë kreun e Kuvendit maqedonas.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=2igpHPPMkOs?feature=oembed&w=640&h=360]

“Xhaferi është një ish-anëtar i organizatës terroriste të UÇK-së që ka qëlluar mbi ushtarët maqedonas, policinë maqedonase, dhe sigurisht edhe serbët. Mendoj se sot ai duhej të ishte në Kroaci”, tha Mandiç.

Pas kësaj situata eskaloi në konflikt fizik, pasi një nga udhëheqësit e partisë serbe Millan Knezeviç, u ngrit nga vendi për t’u përplasur fizikisht me deputetin malazez Miodrag Vukoviç nga DPS.

Pavarësisht incidentit, Kuvendi i Malit të Zi me 44 vota “pro” e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Shiko dhe këto

E ardhmja e Kombit/ Rudina Hajdari: Pas numërimit, thashë stop! Më flihej gjumë

Deputetja Rudina Hajdari ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke zbuluar veprimin e parë …