Shtëpia / Politika / Eurodeputetët, Basha: Të painformuar! Vijnë për të ngrënë e për të pirë

Eurodeputetët, Basha: Të painformuar! Vijnë për të ngrënë e për të pirë

Kreu i selisë blu u pyet sërish për qëndrimin e delegacionit të PE-së në Tiranë, ku 7 eurodeputetë u shprehën hapur kundër qeverisë tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme.

Basha indirekt la të kuptohet se ka rezerva për qëndrimin e tyre, duke thënë se mund të jenë të painformuar dhe se vijnë në Shqipëri për një touch-down ku hanë e pinë dhe kujtojnë se shqiptarët bëjnë jetesën në luks si ata.

“Ajo që faktori ndërkombëtar përfaqëson apo ka rëndësi për shqiptarët është ky, që kur qeveria kapet duke vjedhur largohet dhe bëhen zgjedhje të reja. Kjo ndodh në Gjermani, SHBA, Britani ku shqiptarët shkojnë si emigrantë për të ecur përpara. S’kërkojmë asgjë më shumë për vendin tonë, sesa kushtet që Europa u plotëson qytetarëve të saj. Pavarësisht se vjen kërkesa nga njerëz të painformuar apo njerëz që bëjnë touch-down dhe largohen nga Shqipëria. Shqiptarët nuk hanë e pinë në përfaqësi diplomatike dhe hotele luksoze”, tha Basha.

Lideri i opozitës u shpreh gjithashtu se vendimet e ndërmarra nga opozita tregojnë për një “rrugëtim për Shqipërinë si e gjithë Europa dhe jo për standarde gjysmë-Europiane”.

“Djegia e mandateve është sakrificë e opozitës për të hapur negociatat e Shqipërisë. As nuk i trembemi asgjëje pasi kjo tregon se Asamblesë së Krimit i ka ardhur fundi”, theksoi ai.

Shiko dhe këto

“Kjo ditë nuk është e lehtë për PD”/ Ironia e Ramës me opozitarët: Duhet të kemi respekt për traumat e të tjerëve

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më …